Edhe dy ditë kohë: Barcelona askund me regjistrimin e transferimeve të reja
Barcelona do të ketë telashe të mëdha, që do të shkojnë përtej largimit të Lionel Messi, për të përkeqësuar situatën edhe më shumë.
Sergio Aguero, Memphis Depay e Emerson Royal janë telashet e radhës për skuadrën e Barcelonës.
Katalanët kanë transferuar këta emra gjatë kësaj merkatoje, por nuk kanë kalkuluar mirë pagat e tyre, përcjell Periskopi.
Barca ka edhe dy ditë kohë për të reduktuar diçka në pagat e lojtarëve aktual, për të pasur mundësi të regjistrojë emra të rinj.
Në faqen zyrtare të La Liga, skuadra e Barcelonës për sezonin që po fillon nuk gjen emrat e Aguero, Depay e Emerson.
Mbetet të shihet se si do t’ia dal Barca. Nga ‘Cat Radio’ raportohet se skuadra ka besimin se do të bëhet zgjidhje. /Periskopi/