Super pritje për Messin nga tifozët e PSG – Franca në festë sikur të ringjallej Napoleoni

Super pritje për Messin nga tifozët e PSG – Franca në festë sikur të ringjallej Napoleoni

Lionel Messi është figura më e rëndësishme në Francë aktualisht, së paku për nga vëmendja që po gëzon.

Lojtari më i mirë në botën e futbollit, Leo Messi, ka zgjedhur të vazhdojë aventurën e tij në Ligue 1 të Francës, ku do të luajë me skuadrën e PSG.

Tifozët parisienë janë jashtëzakonisht të lumtur me prezencën e Messi në qytetin e tyre. Ata i kanë bërë një pritje madhështore duke filluar nga dje kur dolën në aeroport.

Edhe më elektrizuese ishte atmosfera sot, kur lojtari u takua me ta pas prezantimit zyrtar, përcjell Periskopi.

Flakadanë të shumtë u ndezën për të krijuar atmosferë sa më të zjarrtë për argjentinasin. Më poshtë mund të shihni pamjet. /Periskopi/

Shpërndaje në: