Dzeko zbarkon në Milano, pritet nënshkrimi me skuadrën e Inter

Dzeko zbarkon në Milano, pritet nënshkrimi me skuadrën e Inter

Edin Dzeko do të jetë lojtar i skuadrës së Inter në sezonin e ri.

Lojtari i Romës, Edin Dzeko, pritet që orët e ardhshme të zyrtarizojë kalimin te skuadra e Inter, përcjell Periskopi.

Kontrata e boshnjakut me skuadrën e Inter do të jetë deri në qershor të vitit 2023.

Dzeko tashmë ka zbarkuar në qytetin e Milanos për të kryer testet mjekësore.

Roma në anën tjetër po shtynë për huazimin e Tammy Abraham, me obligim për blerje, për ta zëvendësuar Dzekon. /Periskopi/

Shpërndaje në: