Florentino Perez: E pamundur që të kem gisht në largimin e Messit

Florentino Perez: E pamundur që të kem gisht në largimin e Messit

Tifozët e Barcelonës, në pamundësi për të pranuar largimin e Lionel Messi, kishin filluar të drejtojnë gishtin kah Florentino Perez.

Presidenti i Real Madrid dhe i Super League, Perez, ka thënë se nuk ka të ngjarë që ai të ketë pasur influencë në largimin e Leos nga Barcelona.

“Është e pamundur për mua që të kem ndikim në largimin e Lionel Messi, apo ndonjë vendim tjetër te Barcelona”, ka thënë Perez, transmeton Periskopi.

Takimi i Perez me Laporta dhe Agnelli ditën kur Laporta konfirmoi largimin e Messi kishte nxitur shumë zëra.

Po ashtu, qëndrimi i tij në një anë me presidentin e Barcelonës, në luftën kundër La Liga për marrëveshjen me CVC ishte arsye tjetër. /Periskopi/

Shpërndaje në: