Messi do të kompletojë nesër stërvitjen e parë me PSG

Messi do të kompletojë nesër stërvitjen e parë me PSG

Lionel Messi është figura me vëmendjen më të madhe në botën e sportit aktualisht.

Zyrtarisht gjashtë herë lojtari më i mirë në botë, Messi, aventurën e tij në futboll do ta vazhdojë te skuadra e PSG.

Megjithatë, debutimi i lojtarit me fanellën parisiene ka të ngjarë që të vonojë, si pasojë e mungesës së stërvitjeve.

‘L’Equipe’ shkruan se Messi do ta kompletojë nesër seancën e parë stërvitore me klubin e ri, transmeton Periskopi.

Messi nuk stërviti që nga përfundimi i Kupës së Amerikës dhe do t’i duhet kohë për të kapur ritmin me grupin, sidomos kur dihet se grupi është tashmë i ri. /Periskopi/

Shpërndaje në: