Presidenti i PSG edhe shakaxhi: Respektojmë Fair Play Financiar

Presidenti i PSG edhe shakaxhi: Respektojmë Fair Play Financiar

Presidenti i PSG, Nasser Al-Khelaifi, është pyetur lidhur me shkeljen e mundshme të rregullave të FFP.

PSG po paguan një shumë marramendëse pagash për emra si Kylian Mbappe, Neymar, Ramos, Donnarumma, Wijnaldum e Messi.

Megjithatë, Al-Khelaifi beson se ata janë duke ndjekur në përpikëri rregullat për FFP.

“Ne ndjekim rregullat e FFP nga dita e parë. Par ase të bëjmë ndonjë hap, ne verifikojmë gjithçka me ekipin tonë financiarë. Ne patëm mundësi të nënshkruajmë me Messi, sa i përket këtyre rregullave”, ka thënë presidenti i PSG.

Kujtojmë se gjatë kësaj jave dërgohej një ankesë në gjykatë, lidhur me PSG dhe shkeljen e mundshme të rregullave, për nënshkrimin e Messi. /Periskopi/

Shpërndaje në: