Cilin numër do ta mbajë Messi në fanellën e PSG?

Cilin numër do ta mbajë Messi në fanellën e PSG?

Paris Saint Germain kanë publikuar një video ku kanë njoftuar për ardhjen e Lionel Messi në klubin e tyre.

Ikona argjentinase e futbollit, Leo Messi, do të jetë lojtar i skuadrës së Paris Saint Germain për edicionin e ardhshëm.

Një nga dilemat e vetme sa i përket Messit te PSG është se cilin numër do ta mbajë ylli argjentinas, në aventurën e tij me PSG.

Në videon e publikuar nga faqja e PSG, ata nuk kishin zbuluar numrin që do ta mbajë Messi, përcjell Periskopi.

Por, raportimet e fundit nga Franca bëjnë të ditur se Messi do ta ketë numrin 30.

Messi e niste karrierën e tij te Barcelona pikërisht me këtë numër dhe gjasat janë të mëdha që ta mbajë atë për fund. 19 është alternativa tjetër, numër që po ashtu e kishte dikur te Barca. /Periskopi/

Shpërndaje në: