ZYRTARE: Lionel Messi lojtar i PSG – Parisi me 2 nga “8” mrekullitë e botës

ZYRTARE: Lionel Messi lojtar i PSG – Parisi me 2 nga “8” mrekullitë e botës

Lionel Messi edhe zyrtarisht është lojtar i skuadrës së Paris Saint Germain.

Pas një drame që zgjati gati një javë, Lionel Messi ka konfirmuar tashmë se ku do të jetë sezonin tjetër.

Pas një karriere të tërë me Barcelonën, Messi do të vazhdojë në Ligue 1, me fanellën e PSG, përcjell Periskopi.

Messi do ketë kontratë deri në vitin 2024, ku do të fitojë 35 milionë euro neto për sezon.

Argjentinasi ka kryer sot testet mjekësore me parisienët dhe gjithçka është gati për aventurën e re. /Periskopi/

Shpërndaje në: