La Liga nuk lejon pensionimin e numrit 10 te Barcelona, por ka një trik që Barca mund ta shfrytëzojë

La Liga nuk lejon pensionimin e numrit 10 te Barcelona, por ka një trik që Barca mund ta shfrytëzojë

Barcelona nuk do të ketë mundësi ta nderojë Lionel Messin duke i pensionuar fanellën me numrin 10-të, edhe nëse skuadra shpreh gatishmërinë.

Sipas rregullit të La Liga, secila skuadër duhet t’i ketë të plotësuar numrat mes 1 – 25, transmeton Periskopi.

Kurse, lojtarët që vijnë nga akademia marrin numrat mes 26 dhe 50.

Por, ka një trik që Barcelona mund ta përdori, nëse duan ta pensionojnë numrin e Messit.

Ata mund të regjistrojnë skuadrën gjithmonë me një vend bosh, duke grumbulluar një lojtar më pak – që nuk do të prekte numrin 10-të.

Mbetet të shihet se çfarë do të vendosi Barcelona, ose nëse do të pensionojnë ndonjë nga numrat 30, 19 apo 10. /Periskopi/

Shpërndaje në: