Jorge Messi: Po, Leo do të nënshkruajë sot me PSG

Jorge Messi: Po, Leo do të nënshkruajë sot me PSG

Tanimë është punë e kryer. Lionel Messi do të jetë lojtar i skuadrës së PSG.

Babai, njëkohësisht agjenti i Lionel Messi, Jorge Messi, ka konfirmuar për ‘La Sexta’ se Messi do të nënshkruajë me PSG.

“Po, Leo do të nënshkruajë sot me PSG”, ka thënë Jorge Messi për ‘Sexta’, transmeton Periskopi.

Kampi i Leo Messit në anën tjetër po punon me PSG që konferencën për shtyp dhe prezantimin zyrtar ta bëjnë nesër.

Messi pritet të niset së shpejti për në Paris. /Periskopi/

Shpërndaje në: