‘Ajo ishte e mrekullueshme’: Zbulohen detaje nga takimi i 1995-tës në një hotel mes John Kenedyt dhe Princeshën Diana

‘Ajo ishte e mrekullueshme’: Zbulohen detaje nga takimi i 1995-tës në një hotel mes John Kenedyt dhe Princeshën Diana

Në vitin 1995, princeshë Diana dhe John F. Kenedy Jr. u takuan fshehurazi në një hotel në Neë York.

Thuhet se ata kaluan 1 orë e gjysmë së bashku, pasi ia dolën të hynin në hotel duke i shpëtuar syrit të paparacëve.

Së fundmi, “People” i është rikthyer këtij takimi dhe shkruan se qëllimi i tij ishte se J.F.K., Jr. donte që Diana të pozonte për kopertinën e revistës së tij politike, “George”.

Diana u shpreh e gatshme që të dëgjonte kërkesën e tij, por për ta bërë këtë duhet të uleshin të flisnin. Duhej një plan i detajuar për një takim në një suitë në hotelin “Carlyle” në Upper East Side.

Ata hynë nga dera e përparme dhe takimi zgjati një orë e gjysmë, por nuk pati rezultat. Lady D në fakt nuk pozoi asnjëherë për revistën George.

Megjithatë ai takim ka mbetur thellë në memorie dhe stafi i J.F.K. Jr. e kujton edhe sot.

“E mbaj mend që më tha: Ajo është vërtet e gjatë! Ai më tha edhe se ajo ishte shumë e ndrojtur.

Ai ishte i befasuar se sa e duruar ishte ajo. Unë mendoj se ata të dy ishin takuar me Nënë Terezën, kështu që ata folën gjatë për të. Dhe ai i tha se ishte shumë e bukur”, thotë asistentja e tij në atë kohë, RoseMarie Terenzio.

Ndërkohë, Matt Berman, ish-drejtori krijues i George, e kujton Lady D. kështu:

“Ajo kishte këmbë të mrekullueshme”.

 

Shpërndaje në: