‘Diçka po zihet’: Suarez i shkon Messit për vizitë në shtëpi, për ditën e dytë radhazi

‘Diçka po zihet’: Suarez i shkon Messit për vizitë në shtëpi, për ditën e dytë radhazi

Lionel Messi vazhdon të jetë tema kryesore në mediet botërore të sportit.

Ylli argjentinas ka përshëndetur skuadrën e Barcelonës dhe tashmë lidhet me një transferim te skuadra e PSG.

Lojtari pritej të fluturonte dje drejt Parisit, por ai qëndroi në shtëpinë e tij me Luis Suarez.

Edhe sot, kur të gjithë presin nisjen e Messit drejt Parisit, Luis Suarez i ka shkuar Messit në shtëpi, transmeton Periskopi.

Më poshtë mund të shihni pamjet kur Suarez afrohet me veturën e tij te shtëpia e Messit. /Periskopi/

Shpërndaje në: