Zyrtare: Hauge i bashkohet Frankfurtit

Zyrtare: Hauge i bashkohet Frankfurtit

Lojtari i Milan, Jens Petter Hauge i është bashkuar skuadrës së Eintracht Frankfurt.

Talenti premtues nga Norvegjia, Hauge, do ta vazhdojë aventurën e tij në kampionatin gjerman, Bundesliga.

Faqja zyrtare e skuadrës së Frankfurt kanë njoftuar sot për arritjen e marrëveshjes me anësorin sulmues.

Hauge i është bashkuar ‘shqiponjave’ të Bundesligës në formë huazimi për sezonin e ardhshëm, me opsion për blerje. /Periskopi/

Shpërndaje në: