Messi – PSG: Cilat janë të rejat e fundit?

Messi – PSG: Cilat janë të rejat e fundit?

Situata e Lionel Messi duket tashmë si çështje e mbyllur, me faktin e caktimit të fluturimit të tij për në Paris.

Lojtari më i mirë në botë pritet t’i bashkohet skuadrës së PSG, pasi nuk gjeti mundësinë për të vazhduar me Barcelonën.

Raportimet e fundit nga Spanja (Veronica Brunati) bëjnë të ditur se Messi do të arrijë në Paris sot në orën 13:00, përcjell Periskopi.

Leo pritet të marrë fluturimin rreth orës 11, pasi një fluturim normal nga Barcelona për në Paris zgjat afërsisht dy orë.

Por, në anën tjetër, Reshad Rahman dhe Fabrizio Romano shkruajnë se PSG nuk do të zyrtarizojë asgjë, dhe as Messi nuk do të udhëtojë drejt Parisit, derisa palët të arrijnë akordin për ofertën që PSG ka nisur për Messin. Të dy gazetarët thonë se pala e PSG janë të qetë dhe kanë besimin se puna është e kryer.

Messi dhe babai i tij kanë pranuar ofertën tash e 48 orë, por marrëveshja finale akoma nuk është arritur. 

Dje tifozë të shumtë kishin pritur argjentinasin në aeroportin e Parisit. Duket se sot do ta kenë fatin që ta shohin aty vërtetë. /Periskopi/

Shpërndaje në: