ZYRTARE: Armando Broja te Southampton

ZYRTARE: Armando Broja te Southampton

Armando Broja është lojtari i ri i skuadrës së Southampton.

Lojtari i kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, ka vendosur të largohet nga skuadra e Chelsea, për të nisur një aventurë të re.

Faqja zyrtare e Southampton ka njoftuar tashmë për transferimin e Brojës, përcjell Periskopi.

Broja do të jetë te skuadra e Southampton në formë huazimi, ku pritet të ketë shumë minuta në dispozicion.

Lojtari do ta kishte të vështirë të gjente hapësira te Chelsea, sidomos pas zërave për ardhjen e Lukaku. /Periskopi/

Shpërndaje në: