Donnarumma i entuziazmuar për mundësinë që ta ketë Messin shok skuadre

Donnarumma i entuziazmuar për mundësinë që ta ketë Messin shok skuadre

Gianluigi Donnarumma po shijon eksperiencën e tij të re me skuadrën e Paris Saint Germain dhe është i lumtur që Lionel Messi po lidhet me kalimin e mundshëm te skuadra  e tij.

Portieri iu bashkua skuadrës së PSG si lojtar i lirë, pasi refuzonte të nënshkruante rinovim kontrate me Milan.

Ai ka thënë se po përjeton një eksperiencë të mirë dhe ka lavdëruar shokët e skuadrës.

“Po kaloj shumë mirë në Paris”, ka thënë Donnarumma, transmeton Periskopi.

“Kam njohur skuadrën tashmë, është grup i mirë dhe më kanë pritur mirë. Po shkon gjithçka mirë”, shtoi fituesi i Kampionatit Evropian me Italinë.

Mes tjerash, Donnarumma ka folur edhe për mundësinë që ta ketë Messin shok skuadre.

“Do ta kuptojmë shumë shpejtë nëse është zyrtare ose jo, por nëse bëhet, jam i lumtur që Messi po vjen këtu”, tha Donnarumma.

“Ai është më i miri në botë kështu që nuk mund të mos jem i entuziazmuar. Është nder të luash me të”, shtoi portieri i PSG, transmeton Periskopi.

Duket se marrëveshja mes PSG dhe Lionel Messi është arritur dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi. /Periskopi/

Shpërndaje në: