Mund të habiteni kur të mësoni sa shpesh kemi nevojë për të bërë dush!
Një dilemë që s’ka për të marrë kurrë fund: Sa herë duhet të bëjmë dush? Mund të keni dëgjuar shumë përgjigje, por kjo që do të dëgjoni tani, ka gjasa t’ju surprizojë. Sipas disa ekspertëve, koha më e mirë për t’u larë është “kur shihni që jeni bërë pis”.
Nisur nga teoria e tyre, hera herës dushi nuk është edhe aq i nevojshëm, prandaj 10 minutëshat që kaloni mëngjeseve duke u larë mendojini dy herë duke bërë pyetjen: “A është e nevojshme të lahem kaq shpesh sa jam larë?”
Përpos principeve të higjienës që duhen zbatuar, dushi i përditshëm nuk është domosdoshmërisht i nevojshëm. Sipas dermatologëve, çfarë e bën pis trupin del jashtë në formë vajore përmes poreve dhe djerësës. Kur ndjeni se djerësa ka shkaktuar aroma të pakëndshme në trup, atëherë është koha për t’u larë. Në rrethana normale, dushi çdo ditë s’është fare i nevojshëm.
Një rol tjetër të rëndësishëm e luan edhe lloji yt i lëkurës. Njerëzit me lëkurë të yndyrshme ndoshta kanë më shumë nevojë për të bërë dush më shpesh sesa ata me lëkurë të thatë, që nuk kanë tendencë për t’u djerësitur shpesh. Gjithsesi, nuk keni pse ta kaloni masën e dushit dhe të laheni aq shpesh sa lani duart, pasi kombinimi i ujit dhe shampot dhe sapunët e ndryshëm mund të ndikojë negativisht tek lëkura dhe yndyra natyrale e saj.
Sidoqoftë, pavarësisht teorive të ekspertëve kujtojini vetes që është verë dhe një dush në ditë, s’ka vrarë askënd!
Burimi: Pop Sugar