Tifozët e Inter shkatërrojnë muralin e Lukaku – të revoltuar për lëvizjen e belgut drejt Chelsea

Tifozët e Inter shkatërrojnë muralin e Lukaku – të revoltuar për lëvizjen e belgut drejt Chelsea

Tifozët e Inter duket se janë të revoltuar me Romelu Lukakun.

Lukaku, lojtari kryesor që drejtoi Interin drejt titullit të kampionit në Serie A, tashmë është kthyer në një figurë të padëshiruar.

Ditën kur belgu ishte për të kryer testet mjekësore te Chelsea, tifozët e Inter i kanë shkatërruar atij muralin në qytetin e Milanos, transmeton Periskopi.

Sulmuesi zinte vend në një mural të madh jashtë stadiumit ‘Giuseppe Meazza’, pikërisht për arsye që i solli skuadrës titullin e kampionit pas 11 viteve.

Lukaku tashmë do të kalojë te Chelsea. ‘Blutë’ do të paguajnë 115 milionë euro për kartonin e tij. /Periskopi/

Shpërndaje në: