E pabesueshme: Barca i bën Messit ofertë në minutat e fundit para nisjes për Paris

E pabesueshme: Barca i bën Messit ofertë në minutat e fundit para nisjes për Paris

Drama ‘Lionel Messi’ duket se nuk e ka ndërmend të përfundojë.

Lojtari më i mirë në botën e futbollit, Lionel Messi, vazhdon të lidhet me një kalim të mundshëm te skuadra e PSG.

Argjentinasi është përshëndetur me skuadrën e Barcelonës ditë më parë, megjithatë, duket se jo gjithçka ka përfunduar.

Sipas raportimeve të ‘La Porteira’ nga Spanja, Barcelona i ka bërë Messit një ofertë në minutat e fundit, përcjell Periskopi.

Vështirë e besueshme se mund të ketë një pikë kthyese në këtë situatë dhe Messi ta veshi fanellën e Barcelonës, megjithatë, në Spanjë thuhet se lojtari pritet ta shqyrtojë edhe opsionin e fundit.

Lidhur me raportimet e Porteira kanë komentuar edhe gazetarë si Albert Roge i ‘Sport’, duke thënë se ekziston një ofertë e minutës së fundit.

Mbetet të shihet nëse kjo ofertë ka qenë mjaftueshëm për të përmbysur situatën, ose Messi do të drejtohet drejt Parisit. /Periskopi/

Shpërndaje në: