Derisa tifozët e PSG-së po e presin në aeroportin e Parisit, Messi shihet në pishinën e tij në Barcelonë

Derisa tifozët e PSG-së po e presin në aeroportin e Parisit, Messi shihet në pishinën e tij në Barcelonë

Është konfirmuar se Lionel Messi është ende në Barcelonë, derisa po e merr vetën nga largimi tronditës nga klubi ku qëndroi për 21 vitesh.

Përmes një konference për media të dielën në mesditë, 34-vjeçari mes lotëve konfirmoi se nuk do të jetë më pjesë e Blaugranasve.

Derisa u pyet për Paris Saint-Germanin, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë deklaroi se është një mundësi për të, mirëpo ende nuk ka asgjë të konfirmuar.

Siç u raportuar nga mediat ndërkombëtare, Messi ka pruan kontratën nga klubi i Ligue 1, derisa po i diskuton me babain e tij kushtet financiare.

U raportua në paraditen e sotme se argjentinasi ishte nisur për në Paris, mirëpo një gjë e tillë nuk qëndron.

Football Daily ka sjell pamje nga shtëpia e Messi në Barcelonë, aty ku lojtari shihet afër pishinës së tij private.

Shpërndaje në: