Zbulohet shifra e ‘çmendur’ që Messi do të përfitojë te PSG

Zbulohet shifra e ‘çmendur’ që Messi do të përfitojë te PSG

Sulmuesi argjentinas, Leo Messi i dha fund eksperiencës me ekipin katalanas dhe pritet të realizohet shumë shpejt transferimi i tij në PSG, ku pritet të fitojë shumë parash marramendëse.

Mediat e huaja raportojnë se e ardhmja e 34 vjeçarit është e lidhur me futbollin francez, më saktë në PSG.

Gjiganti francez do t’ia ofrojë atij një kontratë rekorde trivjeçare dhe ai do t’i përfitojë mbi 100 milionë euro nga kjo marrëveshje.

Interesim për gjashtë herë fituesin e Topit të Artë ka shfaqur edhe Manchester City. Por, ai e preferoi më shumë transferimin tek gjiganti francez.

Shpërndaje në: