Messi nuk ka udhëtuar fare për Paris, po qëndron në shtëpinë e tij me Luis Suarez

Messi nuk ka udhëtuar fare për Paris, po qëndron në shtëpinë e tij me Luis Suarez

Raportime të papritura vijnë nga ‘La Sexta’ e Spanjës, lidhur me Lionel Messi.

Messi pritej nga një turmë e madhe sot në aeroportin e Parisit, ku shumica ishin tifozë të PSG, por kishte edhe gazetarë.

Megjithatë, sipas raportimeve të fundit nga Maria Garridos, Messi nuk ka udhëtuar fare sot për në Paris, transmeton Periskopi.

Lojtari thuhet se është duke qëndruar në shtëpinë e tij në Barcelonë, me shokun e tij të ngushtë Luis Suarez.

Messi dhe Suarez kanë qenë së bashku edhe në pushimet e verës.

Mbetet të shihet nëse Leo do të shkojë nesër për Paris, apo nëse transferimi do të zgjatet edhe më shumë. /Periskopi/

Shpërndaje në: