Më në fund lajm i mirë për Barcelonën – ‘Camp Nou’ pranon 30 mijë tifozë ndaj Sociedad
Barcelona ka pranuar më në fund një lajm të mirë, në një javë ku u përballë me largimin e Messi dhe lëndimin e Sergio Aguero.
Katalanët luajnë ndeshjen e parë në La Liga këtë edicion kundër skuadrës së Real Sociedad, ndeshje kjo që do të jetë e çuditshme kur dihet fakti që Leo Messi s’do të jetë aty.
Sipas njoftimit nga faqja zyrtare e Barcelonës, ‘Camp Nou’ do të hapet për 30 mijë tifozë, përcjell Periskopi.
Kjo do të jetë hera e parë që stadiumi do të jetë kaq i mbushur, që kur pandemia shpërthente.
Pritet që Barcelona të ketë rënie në shitjen e biletave, si pasojë e largimit të Lionel Messi. /Periskopi/