Alaba i lumtur me debutimin: Të gjithë shokët e skuadrës më lehtësuan punën

Alaba i lumtur me debutimin: Të gjithë shokët e skuadrës më lehtësuan punën

David Alaba ka dhënë disa komente lidhur me ndeshjen debutuese që e pati dje kundër Milan.

Alaba bëri një ndeshje mjaft të mirë, duke kompletuar një pjesë të ndeshjes, dhe për paraqitjen e tij ka vlerësime të mira.

Lojtari ka thënë se shokët e skuadrës kanë pasur një rol të rëndësishëm për përshtatjen e tij të shpejtë.

“Të gjithë shokët e skuadrës më kanë bërë të ndihem i mirëseardhur dhe është mirë të debutosh me Real Madrid”, ka thënë Alaba, transmeton Periskopi.

“U ndjeva rehat në lojë dhe jam i lumtur me mënyrën si kam filluar”, shtoi austriaku.

David Alaba u afrua te Real Madrid gjatë kësaj merkato, pasi i dha fund aventurës me Bayern Munich. /Periskopi/

Shpërndaje në: