Largimi i Lionel Messit – Barca prezanton katër kapitenët e ri të skuadrës

Largimi i Lionel Messit – Barca prezanton katër kapitenët e ri të skuadrës

Shiriti i kapitenit të skuadrës së Barcelonës duhet të gjej tashmë një krah tjetër.

Lionel Messi është përshëndetur dje me skuadrën e Barcelonës, duke e lënë skuadrën pa lojtarin më të mirë në botë, por edhe pa kapiten të parë.

Kësisoj, në vend të Lionel Messi, kapiten i parë i skuadrës së Barcelonës është emëruar Sergio Busquets, përcjell Periskopi.

Zëvendës kapitenë të skuadrës do të jenë Gerard Pique, Jordi Alba dhe Sergi Roberto.

Ndërkohë, Messi sot pritet të kompletojë testet mjekësore te skuadra e PSG. Ai veç ka marrë rrugë për Paris, sipas ESPN. /Periskopi/

Shpërndaje në: