Zyrtare: Aguero mungon 10 javë
Sergio Aguero është problemi i radhës për skuadrën e Barcelonës.
Java e parë e gushtit 2021 do të mbahet mend përgjithmonë në historinë e klubit të Barcelonës, por me kujtime të hidhura.
Pak kohë pasi Lionel Messi është përshëndetur me skuadrën e Barcelonës, lajme të këqija vijnë edhe nga Sergio Aguero.
Lojtari argjentinas ka pësuar një lëndim që e la dje jashtë fushave të blerta, dhe do t’i mungojë skuadrës për një kohë të gjatë, transmeton Periskopi.
Njoftimi nga faqja zyrtare e Barcelonës bën të ditur se Aguero do të mungojë për 10 javë.
Sulmuesi do të humb kështu një periudhë të konsiderueshme të pjesës së parë të sezonit në La Liga. /Periskopi/