ESPN: Messi është nisur për Paris

ESPN: Messi është nisur për Paris

Lionel Messi duket se do të kryej sot testet mjekësore te skuadra e PSG.

Lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi, pritet që këto ditë të zyrtarizohet si përforcimi më i ri dhe më i madh i skuadrës së PSG.

Argjentinasi thuhet të jetë pajtuar në parim me ofertën e parisienëve dhe tashmë priten vetëm zyrtarizimet.

Sipas Julien Laurens, Lionel Messi është aktualisht duke udhëtuar drejt Parisit, përcjell Periskopi.

Kujtojmë se në aeroportin e Parisit janë mbledhur shumë tifozë për ta pritur Leon.

Messi pritet të ketë kontratë deri në vitin 2023 me skuadrën franceze. /Periskopi/

Shpërndaje në: