Përshëndetja ‘akull’ e Messit me Laporta po nxit dyshime se kush është fajtori për largimin e argjentinasit
Një video e momentit kur Lionel Messi u përshëndet me Joan Laporta po bën bujë të madhe në rrjetet sociale.
Lionel Messi mbajti dje konferencën përshëndetëse, konferencë kjo që u përcoll me shumë emocione.
Lojtari tha se Laporta ka treguar të gjitha të vërtetat, dhe largimi i tij vjen për fajin e La Liga. Por, dyshimet nxiten nga video që kap momentin e përshëndetjes së tyre, përcjell Periskopi.
Així va saludar Messi a Rafael Yuste i Joan Laporta en la seva arribada a la roda de premsa de comiat. pic.twitter.com/Gglmfhtd94
— Joan Solé Giménez (@JoanSole_) August 9, 2021
Messi dhe Laporta patën një përshëndetje akull të ftoftë me njëri-tjetrin, sikur për të dëshmuar se raportet e tyre nuk janë më të mirat të mundshme.
Gjashtë herë Topi i Artë pritet t’i bashkohet skuadrës së PSG, pas largimit nga Barcelona. /Periskopi/