Messi akoma nuk ka biletë fluturimi, tifozët e PSG vërshojnë në aeroportin e Parisit

Messi akoma nuk ka biletë fluturimi, tifozët e PSG vërshojnë në aeroportin e Parisit

Lionel Messi pritet që të transferohet te skuadra e Paris Saint Germain, në Francë.

Tifozët e skuadrës së PSG janë shumë të entuziazmuar nga raportimet e fundit të medieve botërore, të cilat lidhin Messin me skuadrën e tyre.

Dje, Leo është përshëndetur me skuadrën e Barcelonës në një që do të njihet si konferenca për shtyp më emocionuese në histori të sportit.

Tani, Messi thuhet të ketë pranuar ofertën e PSG, e cila duket ta ketë bindur dhe tashmë pritet të kryhen vetëm testet mjekësore.

Nuk dihet akoma se kur argjentinasi do të niset drejt Parisit, por kjo nuk i ka penguar tifozët e PSG të dalin tek aeroporti, transmeton Periskopi.

Situatë e ngjashme ishte edhe dje para stadiumit të Barcelonës, kur  tifozët prisnin arritjen e Messit për konferencën për shtyp. /Periskopi/

Shpërndaje në: