Eskalon Carrasco, përgjak kundërshtarin dhe obligon Simeonen të futet në fushë për ta ndaluar
Lojtari i Atletico Madrid, Yannick Carrasco, është tradhtuar nga nervat në ndeshjen kundër Feyenoord.
Atletico Madrid u takua me skuadrën holandeze, Feyenoord, për një ndeshje miqësore, por atmosfera në fushë nuk ishte aspak e tillë, përcjell periskopi.
Lojtari belg, Carrasco, nuk mund të përmbahej në një moment gjatë kësaj ndeshje, duke përgjakur një kundërshtar, për të humbur më pas kontrollin deri sa obligoi trajnerin e tij, Diego Simeone të futet në fushë për ta qetësuar atë.
Situata eskaloi në raport me Orkun Kökçü, me qafën e këtij të fundit që rridhte gjak.
Carrasco u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari, por kjo nuk e ndaloi atë. Përkundrazi, i dha shtysë që të eskalonte edhe më shumë.
Më poshtë Periskopi ua përcjell dy videot që tregojnë momentin për të cilin bëhet fjalë. /Periskopi/
Vlam in de pan ?
? Voor Yannick Carrasco
? ESPN
#️⃣ #feyatm pic.twitter.com/vbVfqGq9iu— ESPN NL (@ESPNnl) August 8, 2021
⚠️ ¡OJO!
? CARRASCO se ha encarado con un rival después de una entrada y ha terminado expulsado
? El Cholo ha saltado al terreno de juego para llevarse a su jugador al vestuario
— Post United (@postutd) August 8, 2021