Dwight Howard: Po na nënvlerësojnë, por ne vlerësojmë njëri tjetrin

Dwight Howard: Po na nënvlerësojnë, por ne vlerësojmë njëri tjetrin

Përforcimi i ri i Los Angeles Lakers, Dwight Howard, ka thënë disa fjalë lidhur me komentet e fundit nëpër rrjetet sociale, për moshën e skuadrës së tij.

Howard është kthyer për një aventurë të tretë me skuadrën e Lakers. Bashkë me të, edhe emra si Russell Westbrook, Carmelo Anthony, Kent Bazemore, Trevor Ariza etj, kanë përforcuar skuadrën nga LA.

Komente të shumta kanë vënë në pah moshën mesatare të skuadrës, që duket të jetë e shtyrë. Por, sipas Howard, ky nuk do të jetë një problem.

“Mendoj se të gjithë ne jemi duke u nënvlerësuar”, ka thënë Howard, transmeton Periskopi.

“Por, unë e di që ne vlerësojmë njëri-tjetrin. Ne të gjithë vlerësojmë çfarë sjellim në tavolinë për këtë skuadër”, shtoi qendra.

Lakers do të synojnë të rikthejnë titullin e kampionit të NBA në qytetin e Los Angeles, pas një sezoni jo aq të mirë. /Periskopi/

Shpërndaje në: