Bale dhe Isco japin sinjale të mira, surprizojnë Carlo Ancelottin
Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, kishte mundësi të merrte shumë shënime nga ndeshja e djeshme kundër Milan.
David Alaba bëri debutimin me fanellën e Real Madrid, kurse Isco Alarcon dhe Gareth Bale regjistruan paraqitje shumë të mira, duke surprizuar trajnerin Ancelotti.
Austriaku luajti komplet pjesën e parë, por në fund vëmendja e paraqitjes shkoi për Isco dhe Bale, transmeton Periskopi.
Bale arriti madje të fitonte një penallti, por ishte pikërisht ai vet që shpërdoroi këtë penallti, duke mos arritur ta kalojë portierin e Milan, Maignan.
Isco lidhej mirë me lojtarët e pjesës ofensive, duke i bërë të ditur trajnerit italian se do të ketë një opsion shtesë sezonin tjetër.
Milan dhe Real Madrid u ndanë baras në këtë ndeshje miqësore, por morën shumë sinjale të mira nga lojtarët. /Periskopi/