Armando Broja gati të lë Chelsean, mund të vazhdojë te skuadra tjetër nga Premier League

Armando Broja gati të lë Chelsean, mund të vazhdojë te skuadra tjetër nga Premier League

Lojtari shqiptar, Armando Broja, është afër që të nis një aventurë të re në karrierën e tij.

Pak kohë pasi ka rinovuar kontratën e tij me Cheslea, Broja është gati që të niset në një huazim, për të marrë më shumë minuta mbi supet e tij.

Broja, lojtari premtues i Chelsea, raportohet se është në bisedime me skuadrën e Southampton, transmeton Periskopi.

Me transferimin e mundshëm të Romelu Lukaku te Chelsea, gjasat që Broja të marrë minuta këtë edicion në ‘Stamford Bridge’ janë të vogla.

Southampton do të ishte një skuadër që do t’i ndihmonte shumë shqiptarin për të fituar eksperiencë dhe për t’u familjarizuar me futbollin në Premier League. /Periskopi/

Shpërndaje në: