Momenti kur Arteta kacafytet me Hojbjerg

Momenti kur Arteta kacafytet me Hojbjerg

Ndeshja mes Tottenham Hotspur dhe Arsenal, ndonëse ishte miqësore, nuk shkoi pa ngritje të tensioneve.

Spurs fituan ndeshjen me rezultatin minimal 1:0, por anash golit dhe lojës së futbollit, një nga momentet që mori vëmendje të madhe ishte edhe momenti i kacafytjes mes Mikel Arteta dhe Pierre-Emile Hojbjerg, përcjell Periskopi.

Gjithçka nisi pasi Hojbjerg ngacmoi Artetan duke i kërkuar të kthehet në zonën e kufizuar për trajnerët.

Arteta i bëri me shenjë lojtarit që të heshte, pastaj edhe patën kontakt me njëri tjetrin, kur Arteta i vendosi lojtarit gishtin në gjoks.

Më poshtë mund ta shihni momentin kur ngritën tensionet mes Arteta dhe Hojbjerg. /Periskopi/

Shpërndaje në: