Guardiola me kritika për FIFA dhe UEFA, justifikon edhe humbjen e mbrëmshme

Guardiola me kritika për FIFA dhe UEFA, justifikon edhe humbjen e mbrëmshme

Pep Guardiola nuk ka kursyer kritikat e tij për shtëpinë më të madhe të futbollit në botë, FIFA, dhe atë në Evropë, UEFA.

Manchester City është mposhtur mbrëmë minimalisht ndaj skuadrës së Leicester City, në finale të ‘Community Shield’, duke lëshuar një trofe nga dora.

Pas kësaj humbje, Guardiola ka paralajmëruar se mund të ketë start të dobët sezoni nga skuadra e tij, duke treguar edhe një arsye që lidhet me FIFA dhe UEFA.

“Do të vijmë në pikën tonë siç ndodhi sezonin e kaluar, vonë, vonë dhe vonë, për shkak të UEFA dhe FIFA të cilët nuk lejojnë lojtarët të pushojnë”, ka thënë Guardiola, transmeton Periskopi.

Akoma nuk janë kthyer të gjithë lojtarët e Manchester City për stërvitjet me skuadrën, për shkak të angazhimeve të tyre që patën me kombëtare.

Aymeric Laporte në anën tjetër vazhdon të jetë i izoluar si pasojë e Covid. /Periskopi/

Shpërndaje në: