Flet agjenti i Lautaro Martinez: Tottenham kanë bërë ofertë për të, Inter duan ta mbajnë
Agjenti i Lautaro Martinez, Alejandro Camano, ka komentuar situatën e fundit të krijuar rreth lojtarit argjentinas.
Martinez po lidhet me një kalim të mundshëm te skuadra e Tottenham Hotspur. Sipas raportimeve nga Britania e Madhe (Times), Spurs kanë ofruar 60 milionë funte për lojtarin.
Këtë ofertë e ka konfirmuar edhe agjenti i lojtarit, por ka shtuar se Inter duan ta mbajnë lojtarin dhe klienti i tij është i kënaqur tek Inter.
“Lautaro është i lumtur tek Inter, në Itali”, ka thënë Alejandro Camano, transmeton Periskopi.
“Vendimi i tij është të qëndrojë këtu”, shtoi agjenti.
Inter kanë arritur marrëveshje tashmë me Dzeko, me të cilin pritet vetëm zyrtarizimi. Boshnjaku do të kompletojë duon e sulmit me Lautaro Martinez, duke zëvendësuar Romelu Lukakun. /Periskopi/