Video që nuk harrohet kurrë: Tifozi kapi momentin kur Messi ngacmonte tifozët e Real Madrid

Video që nuk harrohet kurrë: Tifozi kapi momentin kur Messi ngacmonte tifozët e Real Madrid

Lionel Messi sot është përshëndetur me skuadrën e Barcelonës, por një video e tij (mes shumë tjerash) që nuk do të harrohet kurrë po bëhet virale në internet.

Messi ka pasur shumë momente të mira në ‘El Clasico’ kundër Real Madrid, si gola nga gjuajtjet e lira, het trik, gol fitues në minutën e fundit  e shumë të tjera.

Megjithatë, një video që nuk e kanë kapur kamerat që transmetonin ndeshjen, por e kapur nga një tifoz, ku shihet Messi duke ngacmuar tifozët ‘Los Blancos’, po bën bujë të madhe në rrjetet sociale, përcjell Periskopi.

Bëhet fjalë për momentin kur Barca shënonte nga penalltia, gjatë fitores 3:0 në ‘Bernabeu’, në dhjetor të vitit 2017.

Tifozët e Real Madrid vërshëllenin Messin, por ky i fundit, pasi shënoi golin kundër Keylor Navas, vrapoi para tifozëve duke ngacmuar ata.

Më poshtë mund ta shihni videon për të cilën bëhet fjalë. /Periskopi/

Shpërndaje në: