Zyrtare: Aguero dhe Lenglet të lënduar

Zyrtare: Aguero dhe Lenglet të lënduar

Lajmet e këqija për skuadrën e Barcelonës nuk kanë të ndalur.

Në një nga ditët më të trishtuara të Barcelonës, kur Lionel Messi njoftoi se do të largohet nga Barcelona përfundimisht, për skuadrën kanë arritur edhe lajme tjera të këqija.

Sipas njoftimit nga faqja zyrtare e skuadrës, dy yje të skuadrës janë lënduar dhe nuk do të jenë gati për ndeshjen ndaj Juventus që luhet sonte në kuadër të Joan Gamper, transmeton Periskopi.

Bëhet fjalë për dyshen Clement Lenglet dhe Sergio Aguero.

Në anën tjetër, Philippe Coutinho ka marrë dritën e gjelbër nga stafi mjekësor dhe pritet të jetë gati. /Periskopi/

Shpërndaje në: