Messi tregon cili është momenti më i mirë te Barca

Messi tregon cili është momenti më i mirë te Barca

Lionel Messi ka filluar t’u përgjigjet gazetarëve në konferencën për shtyp.

Messi po përshëndetet me gjithë klubin e Barcelonës, por edhe me tifozët dhe gazetarët.

Argjentinasi është pyetur për momentin e tij më të mirë në karrierën me Barcën dhe nuk e kishte të lehtë të përgjigjet, transmeton Periskopi.

“Kjo është e vështirë. Kam përjetuar shumë gjëra këtu, ndoshta momenti kur debutova. Kjo ishte ëndrra e bërë realitet. Do ta mbajë gjithmonë mend atë moment”, ka thënë Messi. /Periskopi/

Shpërndaje në: