Tollovi para ‘Camp Nou’, interesim i jashtëzakonshëm për konferencën e Lionel Messit

Tollovi para ‘Camp Nou’, interesim i jashtëzakonshëm për konferencën e Lionel Messit

Messi sot do të thotë fjalët e tij përshëndetëse, para se të largohet përfundimisht nga Barcelona.

Ylli argjentinas nuk arriti të finalizonte marrëveshjen e vazhdimit me skuadrën e Barcelonës dhe tashmë rrugët e tij me klubin do të ndahen.

Për t’u përshëndetur me tifozët, por edhe për t’iu përgjigjur gazetarëve, Messi ka vendosur të mbajë një konferencë për shtyp, përcjell Periskopi.

Konferenca do të mbahet në stadiumin ‘Camp Nou’, aty ku tashmë shumë tifozë janë grumbulluar për ta pritur Leon.

Gjasat janë tashmë thuajse zero që në fjalimin e Messit të ketë ndonjë kthesë të madhe që e mbanë atë në klub.

Më poshtë mund të shihni edhe pamjet e grumbullimit të tifozëve para ‘Camp Nou’. /Periskopi/

Shpërndaje në: