Tabela përfundimtare në Lojërat Olimpike: ShBA-të në vendin e parë, Kosova para vendeve të mëdha
Tashmë është mësuar edhe renditja finale e shteteve në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
8 gushti është dita e fundit e Lojërave Olimpike Tokio 2020, kur edhe është mësuar se cili vend doli më i suksesshmi në këto lojëra.
ShBA-të ka arritur që krejt në fund ta tejkalojë Kinën në numrin e medaljeve të fituara, duke qenë kështu lidere. Kina dhe Japonia mbajnë pozitat 2 dhe 3, kurse Britania e Madhe kompleton katërshen e madhe.
Kosova, falë medaljeve të siguruara nga Distria Krasniqi e Nora Gjakova është renditur në vendin e 42-të, shkruan Periskopi.
Kosova kësisoj lë prapa vende si Portugalia, Argjentina, Ukraina, Austria apo edhe Sllovakia.
Më poshtë mund ta shihni tabelën. /Periskopi/