Ndryshon sezoni, por jo Haaland – het trik në ndeshjen e Kupës ndaj Wehen

Ndryshon sezoni, por jo Haaland – het trik në ndeshjen e Kupës ndaj Wehen

Erling Haaland e ka nisur furishëm edhe sezonin e ri, duke shënuar het trik qysh në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë.

Ylli norvegjez i Borussia Dortmund ka shënuar tri gola, në fitoren 0:3 të Dortmund, në udhëtim kundër Wehen, shkruan Periskopi.

Haaland e hapi serinë e golave në minutën e 26’ të takimit, kurse vetëm pesë minuta më vonë regjistroi edhe golin e dytë personal, për të çuar rezultatin në 0:2.

Me këto dy gola u vendos fati i pjesës së parë. Në pjesën e dytë, Dortmund vazhduan të kontrollojnë ndeshjen dhe në minutën e 51’ gjetën edhe një herë golin, kur Haaland kompletoi het trikun e tij.

Dortmund ka dhënë shenja se këtë edicion do të kenë synimet e larta. Forma e mirë e treguar në këtë ndeshje të vlefshme për Kupën e Gjermanisë është shtysë e mirë për fillimin e sezonit. /Periskopi/

Shpërndaje në: