PSV demolon Ajaxin në finalen e Superkupës së Holandës

PSV demolon Ajaxin në finalen e Superkupës së Holandës

Ajax nuk ka arritur t’i bëjë ballë skuadrës së PSV Eindhoven, në kuadër të Superkupës së Holandës.

Kampionët e Eredevisie janë gjunjëzuar përballë fituesve të Kupës së Holandës, duke u mposhtur me rezultatin 0:4, shkruan Periskopi.

PSV Eindhoven ishin të frikshëm në përballjen ndaj Ajax, duke zhbllokuar rezultatin qysh në minutën e 2’, me anë të Madueke.

I njëjti lojtar gjeti përsëri rrugën e golit, për të dyfishuar epërsinë e PSV, atëherë kur luhej minuta e 29’ e ndeshjes.

Për t’u përkeqësuar edhe më shumë gjendja për Ajax, Tagliafico u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 40’.

Në pjesën e dytë, Ajax tentuan të barazojnë shifrat, por si pasojë e një lojtari më pak, nuk arritën të bëjnë këtë gjë. Përkundrazi, ata pranuan edhe një gol në minutën e 76’, kur Vertessen gjeti rrjetën, shkruan Periskopi.

Për të vulosur rezultatin final të takimit u përkujdes Mario Gotze, i cili shënoi në minutën e 89′.

Kjo fitore e thellë e PSV Eindhoven ndaj Ajax Amsterdam ishte vërtetë e papritur. Ndeshja e Superkupës ka treguar njëkohësisht se sezoni i ri në Eredevisie nuk do të jetë i lehtë për kampionët në fuqi. /Periskopi/

Shpërndaje në: