Për gjynah: Inter po shpërbëhet, pas Lukaku do të shiten edhe Lautaro, De Vrij e Barella

Për gjynah: Inter po shpërbëhet, pas Lukaku do të shiten edhe Lautaro, De Vrij e Barella

Skuadra e Inter po shkon drejt shpërbërjes, si pasojë e krizës ekonomike që ka kapluar skuadrën.

Raportimet e fundit nga Italia janë tejet shqetësuese për tifozët e Inter, pasi siç bëhet e ditur, ‘Zikaltrit’ do të humbin pjesën kryesore të fondit të lojtarëve.

Sipas ‘Corriere della Sera’, Inter do të shpërbëhet, transmeton Periskopi. Përveç Romelu Lukaku, skuadra do të shes secilin lojtar për të cilin pranon ofertë.

Lautaro Martinez, De Vrij, Nicolo Barella; askush nuk është i paprekshëm, pas krizës që ka kapluar skuadrën.

Asnjë nga lojtarët e Inter nuk është i sigurt se do të mbajë veshur fanellën zikaltër sezonin tjetër.

Një krizë e tillë ishte paralajmëruar edhe më herët nga krerët e skuadrës së Inter. /Periskopi/

Shpërndaje në: