Juventus dhe Barcelona do ta diskutojnë nesër marrëveshjen për Pjanic

Juventus dhe Barcelona do ta diskutojnë nesër marrëveshjen për Pjanic

Juventus udhëton nesër drejt Barcelonës, për ndeshjen në kuadër të Joan Gamper dhe aty janë gati të hapin diskutimet me Barcelonën për kartonin e Miralem Pjanic.

‘Gazzetta dello Sport’ shkruan se boshnjaku mund të kthehet në Torino dhe shihet si alternativë për Manuel Locatelli, transmeton Periskopi.

Kthimi i Massimiliano Allegrit në stolin e Juves ka nxitur zërat edhe për rikthimin e Pjanic, i cili i bashkohej Barcës pikërisht kur largohej Allegri.

Thuhet se Barcelona mund ta lë Pjanic të lirë edhe në formë huazimi, por Juve nuk ka mundësi ta paguajë pagën e lojtarit.

Mbetet të shihet nëse nesër do të shkojnë mirë bisedimet për reprezentuesin e Bosnjës. /Periskopi/

Shpërndaje në: