Jorge Messi nuk udhëton drejt Parisit – ai me të birin do të jenë nesër në ‘Camp Nou’

Jorge Messi nuk udhëton drejt Parisit – ai me të birin do të jenë nesër në ‘Camp Nou’

Lionel Messi vazhdon të jetë tema kryesore në të gjithë mediet botërore.

Që kur Barcelona ka njoftuar për ndarjen e rrugëve me Lionel Messi, të gjithë sytë janë kah argjentinasi.

E ardhmja e lojtari vazhdon të jetë në udhëkryq dhe nuk dihet se ku ai do të luajë sezonin e ardhshëm. Thuhet se PSG janë skuadra favorite për nënshkrimin e tij, por marrëveshja me siguri nuk do të arrihet sot.

Fabrizio Romano shkruan se Leo Messi është duke pritur ofertën zyrtare të PSG, për të biseduar më pas për detajet, transmeton Periskopi.

Deri atëherë, Jorge Messi, babai dhe agjenti i lojtarit, nuk do të udhëtojë drejt Parisit.

Jorge do të jetë nesër prezent në konferencën për medie të Lionel Messi, e cila do të mbahet në ‘Camp Nou’. /Periskopi/

Shpërndaje në: