Lyon e nis sezonin me hap fals, barazon ndaj Brest

Lyon e nis sezonin me hap fals, barazon ndaj Brest

Olympique Lyon nuk e ka nisur më së miri sezonin e ri në Ligue 1.

Skuadra e Lyon nuk ka arritur më shumë sesa një barazim në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligue 1 të Francës, duke luajtur 1:1 me skuadrën e Brest, shkruan Periskopi.

Ishin mysafirët ata që zhbllokuan rezultatin të parët, duke shënuar në minutën e 43’, përmes Cardona.

Lyon pati gjithë pjesën e dytë përpara për të përmbysur rezultatin, por në fakt ata nuk arritën më shumë sesa një barazim.

Slimani u përkujdes për golin e barazimit në minutën e 62’ dhe kjo ishte krejt çfarë treguan vendasit.

Kështu, Lyon merr vetëm një pikë në xhiron e parë, duke bërë hap fals qysh në start, ndonëse shiheshin favoritë për fitoren. /Periskopi/

Shpërndaje në: