AS: Mbappe do të largohet nga PSG, fajtor Messi

AS: Mbappe do të largohet nga PSG, fajtor Messi

Lionel Messi ka filluar të hap telashet e para për skuadrën e Paris Saint Germain.

Ndonëse është një shtysë e madhe të kesh një lojtar si Lionel Messi në skuadër, kjo gjë mund të hap edhe telashe anësore, gjë që po thuhet se po ndodh te skuadra e PSG.

PSG janë favoritët për nënshkrimin e Lionel Messi, por duket se  ata do  të humbin shërbimet e Kylian Mbappe.

Sipas ‘AS’, Mbappe do të largohet nga PSG gjatë javëve të ardhshme, transmeton Periskopi.

Lojtari dëshiron të jetë lider në një skuadër dhe të jetë ai rreth të cilit ndërtohet projekti.

Me Neymar dhe Messi në skuadër, një gjë e tillë sigurisht se nuk do të jetë e mundur për francezin.

Real Madridi shihet si skuadra më e afërt me Kylian Mbappe në rast se lojtari largohet nga Parisi. /Periskopi/

Shpërndaje në: