Havertz zbulon arsyen që e shtynë ta mbajë numrin 29 në fanellë

Havertz zbulon arsyen që e shtynë ta mbajë numrin 29 në fanellë

Kai Havertz ka bërë një sezon mjaft të mirë me Chelsea në edicionin e kaluar, duke arritur triumfin edhe në Ligën e Kampionëve.

Ylli gjerman madje ishte një nga heronjtë e sfidës finale në Ligën e Kampionëve, duke shënuar golin e vetëm në finale.

Mesfushori i ‘Bluve’ luan me fanellën 29 tash e disa kohë. Këtë numër e kishte edhe te Leverkusen dhe e pasoi edhe në Londër.

Por, cila është arsyeja që e shtynë lojtarin ta ketë numrin 29 në fanellë? Siç tregon Havertz, gjithçka ka nisur nga fëmijëria dhe lidhet me vëllanë e tij.

“Kur isha më i ri, luaja FIFA apo PES me vëllanë tim. Ne gjithmonë krijonim vetën tonë në lojë. Unë zgjedhja numrin 10, këpucë me ngjyrë ari dhe gjëra të tilla. Vëllai im zgjedhje numrin 29 në fanellë”, ka thënë Havertz, transmeton Periskopi.

“Kur arrita të luaja në Leverkusen dhe pyeta se cilat numra janë të lirë, në momentin që ata përmenden numrin 29, zgjodha atë numër. E mora për shkak të vëllait tim”, shtoi gjermani.

Havertz ka bërë mjaft mirë në karrierën e tij të deri më tanishme. Ai është fytyra kryesore aktualisht në botën e futbollit, që asocion me numrin 29. /Periskopi/

Shpërndaje në: