Gabimi trashanik i portierit të Everton – fillojnë talljet në rrjetet sociale

Gabimi trashanik i portierit të Everton – fillojnë talljet në rrjetet sociale

Jordan Pickford ka bërë një gafë të madhe në ndeshjen kundër Manchester United.

Portieri i kombëtares së Anglisë, që në Euro 2020 pati paraqitje shumë të mira, nuk është kthyer mirë me fanellën e Everton.

Ai  ka bërë një gabim të madh, duke i falur një gol skuadrës së Manchester United, dhe njëkohësisht për t’u bërë viral në rrjetet sociale, përcjell Periskopi.

Gjithçka ndodhi pas vetëm tetë minutave lojë, kur Lucas Digne provoi t’i kthente topin me kokë, por portieri arriti disi të shmangte topin dhe ia dhuroi një gol Mason Greenwood.

Me golin e Greenwood, skuadra e Manchester shkoi në epërsi prej 1:0. Më poshtë mund ta shihni videon e gabimit të Pickford. /Periskopi/

Shpërndaje në: